Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Irak, pas shpërthimit të zjarrit në një department spitali për pacientë me koronavirus.
Shpërthimi në spitalin Al-Huseein, në qytetin jugor Nasiriya, është vënë nën kontroll në orët e vona të së hënës.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, mirëpo raportimet fillestare sugjerojnë se ka nisur pas shpërthimit të një cilindri me oksigjen.
Kryeministri irakian Mustafa al-Kadhemi, ka urdhëruar arrestimin e drejtorit të spitalit, raporton Reuters, përcjell FolDrejt.com
Departamenti i ri ka pasur hapësirë për 70 shtretër dhe është ndërtuar vetëm tre muaj më parë, kanë thënë zyrtarë shëndetësorë për agjencinë e lajmeve Associated Press.
Në muajin prill, shpërthimi i një cilindri me oksigjen ka rezultuar po ashtu me zjarr, duke lënë të vdekur 82 persona në Bagdad.
Ministri i Shëndetësisë Hassan al-Tamimi, ka dhënë dorëheqje pas atij zjarri.