Në bord ndodheshin rreth 90 persona, trefishi i numrit të lejuar.
Numri i të vdekurve nga mbytja e tragetit në një lumë në veri të Bangladeshit është rritur në 51 , ndërsa fati i të paktën 15 personave nuk dihet ende , sipas raportit të fundit të policisë, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Ne do të vazhdojmë operacionin e kërkimit në mëngjes” të martën, tha një zëdhënës i policisë për Agence France-Presse (AFP).
Vlerësohet se në traget ndodheshin rreth 90 persona – trefishi i numrit të lejuar , shumica prej tyre pelegrinët hindu. Policia rishikoi numrin e të zhdukurve (fillimisht rreth 60) pasi disa arritën të notonin në breg .
Për shkak të shiut të dendur që shpërtheu herët në mëngjesin e së dielës, pelegrinët besohet se janë grumbulluar në traget për të arritur shpejt në destinacionin e tyre, duke sfiduar paralajmërimet për rrezikun e një aksidenti. Pamjet e celularit të shfaqura nga Channel 24 tregojnë momentin kur anija e mbingarkuar u përmbys dhe skenat e panikut që u shpalosën më pas./FolDrejt/