Të paktën 56 persona kanë humbur jetën deri më tani në stuhinë e rëndë të dimrit që goditi SHBA-në dhe Kanadanë gjatë fundjavës së festave dhe është ende në vazhdim, raporton BBC.
Zyrtarët thonë se 28 persona kanë vdekur në shtetin amerikan të Nju Jorkut, shumica e tyre në Buffalo, pasi një stuhi e tmerrshme dimri vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.
Vdekje nga stuhia u raportuan gjithashtu në Vermont, Ohio, Missouri, Wisconsin, Kansas dhe Kolorado./FolDrejt/