Shifrat janë publikuar nga OJQ-ja Iran Human Rights – Mes tyre janë gjashtë gra dhe katër fëmijë.
Të paktën 76 persona kanë vdekur që nga shpërthimi i protestave për vdekjen e një gruaje të re iraniane, Mahsha Amini, pasi ajo u arrestua nga policia morale, njoftoi sot organizata joqeveritare e Iranit për të Drejtat e Njeriut (IHR), shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Sipas informacionit të mbledhur nga Irani Human Rights, të paktën 76 persona janë vrarë në protestat” në 14 provinca të vendit, tha OJQ-ja në një deklaratë, duke sqaruar se “gjashtë gra dhe katër fëmijë” ishin në mesin e të vdekurve. OJQ-ja thotë se ka marrë disa “video dhe çertifikata vdekjeje që konfirmojnë të shtënat aktuale ndaj protestuesve”./FolDrejt/