Të paktën dy persona u vranë herët në mëngjes të dielën në një sulm me raketa ruse në rajonin jugor të Ukrainës, Mykolaiv.
“Natën e kaluar në orën 2:20 të mëngjesit, fshati Snihurivka u godit nga raketa e armikut,” tha Guvernatori i Nikolayev Vitaly Kim në Telegram.
Kim deklaroi se dy adoleshentë u vranë në një nga sulmet, duke theksuar se ndërtesat e banimit, një institucion arsimor dhe një kompani private u dëmtuan.
Ai shtoi se në Snihurivka janë dëmtuar dy institucione arsimore, një spital, një shtëpi e kulturës dhe ndërtesa banimi.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, deri më tani në luftën në Ukrainë kanë vdekur 8490 civilë dhe janë plagosur 14244 persona./FolDrejt/