Të paktën nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në një shpërthim gazi që tronditi një ndërtesë apartamentesh pesë-katëshe në Rusi, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Incidenti ndodhi në ishullin Sakhalin në lindje të Rusisë, në një zonë të quajtur Tymovskoye.
Sipas autoriteteve lokale, një bombol gazi ka shpërthyer në një nga banesat, duke shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar në vendngjarje, duke kërkuar për viktima të tjera nën rrënoja./FolDrejt/