Të paktën pesë persona janë vrarë, 15 janë plagosur dhe disa ndërtesa banimi janë dëmtuar në sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin sirian Damask, raportojnë mediat shtetërore siriane, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Sulmet herët të dielën goditën një ndërtesë në lagjen Kafr Sousa të Damaskut qendror pranë një kompleksi të madh sigurie të ruajtur shumë pranë instalimeve iraniane, tha agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dëshmitarët. /FolDrejt/