Ekipet e shpëtimit në Nova Kahovka po kërkojnë për të paktën shtatë persona pasi zona u përmbyt për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës së hidrocentralit Kahovka, tha kreu i qarkut të qytetit, Vladimir Leontiev, raporton Interfax.
Diga Kahovka në Ukrainën jugore u shkatërrua të martën dhe uji nga rezervuari u tejmbush dhe përmbyti zonën përreth.
Në Nova Kahovka është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe po evakuohet popullata, transmeton Fol Drejt.