Stuhitë, të cilat zgjatën më shumë se dy orë të shtunën pasdite dhe ishin forca e tornadove, lanë gjurmë shkatërrimi në pjesë të provincave të Ontarios dhe Quebec.
Numri i viktimave të stuhive të forta në dy provincat më të populluara kanadeze, Ontario dhe Quebec, është rritur në të paktën tetë, thanë autoritetet lokale.
Shërbimet e urgjencës vazhduan të rindërtojnë shtyllat e shkatërruara për të rikthyer energjinë elektrike në shtëpitë e gjysmë milioni njerëzve, shkruan The Guardian, transmeton Fol Drejt.