Nëntëdhjetë e shtatë njerëz u plagosën kur disa vagonë trenash dolën nga shinat në provincën Qalyubia të Egjiptit në veri të Kajros, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë.
Mediat lokale raportojë se të paktën tetë persona kanë vdekur.
Të paktën tetë vagonë trenash dolën nga shinat, tha zyra e guvernatorit të provincës në një deklaratë. Videot në mediat sociale treguan se vagonat u përmbysën dhe pasagjerët u arratisën përgjatë hekurudhës.
Në fillim të kësaj jave, 15 njerëz u plagosën pasi një tren tjetër doli nga shinat në provincën veriore të Minya al-Qamh.
Egjipti ka parë disa tragjedi hekurudhore në vitet e fundit. Të paktën 20 njerëz u vranë dhe gati 200 u plagosën në muajin mars kur dy trena u përplasën pranë Tahtas.