Një grup mjekësh sudanezë njoftuan sot se të paktën tre persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në përleshjet që filluan sot midis ushtrisë së vendit dhe paraushtarakëve.
Komiteti Mjekësor Sudanez tha në një deklaratë se dy civilë u vranë në aeroportin e atij vendi, dhe se një person tjetër u qëllua për vdekje në shtetin e Kordofanit të Veriut, raporton AP.
Grupi shtoi se dhjetëra u plagosën në të gjithë vendin, disa prej të cilëve ishin në gjendje kritike, transmeton Fol Drejt.