Të paktën tre persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën në një incident me të shtëna në Filadelfia, SHBA .
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës të së shtunës në Rrugën Jugore.
Mediat lokale raportojnë se policia e cila ishte në patrullë pa në zonë gjeti njerëz me armë që po qëllonin mbi një turmë.
Një punonjës policie ka qëlluar një person të armatosur, pa e ditur nëse ka mbetur i plagosur, pasi ai u largua nga vendngjarja me vrap.
Në vendin e ngjarjes së përgjakshme janë gjetur dy armë dhe disa gëzhoja.
Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa po punon për kapjen e autorëve.
Më shumë se 20 të shtëna janë raportuar në Shtetet e Bashkuara që nga masakra e 24 majit në një shkollë në Ovalde, Teksas, në të cilën u vranë 19 nxënës dhe dy mësuese, sipas arkivit të Shoqatës së Gunviolence./abc/