Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore bëjnë thirrje që fëmijëve të mos iu jepen para apo lëmoshë. Po kësaj nga kjo Drejtori ka thënë se problemet tjetër me të cilin po përballen janë lejet pa kriter për qendrat e masazhit, biznese në të cilat sipas tyre po kryhen vepra penale
“Letërnjoftimet edhe nëse keni kontrata pune”… këto janë kërkesat e Policisë e Kosovës, për punonjëset e qendrave të masazhit, të cilat janë të detyruara ta zbatojnë urdhërin e policisë.
Për gjashtë muaj sipas të dhënave zyrtare, Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona për veprën penale, për shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit. Përgjatë kësaj periudhe janë evidentuar gjashtë viktima të shfrytëzuara për prostitucion. Sa i përket qendrave të masazhit, nga polica thonë se problem mbeten lejet e punës të cilat u lëshohen pa ndonjë kriter.
“…ne i kemi dërgua shkresë zyrtare Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë që të merr një hap në aspektin e dhënies së lejes që të rregullohet në aspektin e dhënies së lejes së këtyre qendrave. Kjo sepse mbrapa kësaj legales pa pasur ndonjë kriter për të hapë biznes të tillë, po fshihen lehtë veprat penale”, ka thënë Riza Murati, Policia e Kosovës.
Ndërkohë për trafikim me njerëz Policia për gjashtë muaj ka kryer 102 arrestime. Edhe fëmijët lëmoshë-kërkues janë viktima të identifikuara sipas këtyre të dhënave.
Për periudhën janar-qershor, Policia ka evidentuar vetëm një viktimë të kësaj kategorie. Në mënyrë që të evitohen këto raste Riza Murati nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore thotë se kontribut të çmuar mund të japin edhe qytetarët.
Për trafikim me qenie njerëzore për Kosovën të mërkurën është publikuar edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Për Kosovë thuhet e janë identifikuar 22 viktima, prej të cilave 19 ishin viktima të trafikimit seksual dhe tre të lypjes së detyruar.
Në qendrat e masazhit Policia kryen shpesh aksione, por prapë ato janë të pranishme e lehtë të qasshme për cilindo./RTV Dukagjini/