Ish-kryeministri Sali Berisha, sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të përgatiten “për betejën përfundimtare” ndaj Qeverisë Rama, transmeton Fol Drejt.
“I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të rinjve, pensionisteve të përgatitemi për një betejë përfundimtare me këta hajdutë që nuk kanë moral tjetër përveç tjetër vjedhjes dhe cinizmit ndaj jush”, tha Berisha ndërsa i komentoi reformat e reja në kabinetin qeveritar.
Ish-kryeministri paralajmëroi Ramën “bëhu gati se do përballesh me të gjithë forcën e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria shumë shpejt mund ti tregosh vendin SPAK-ut, ta trysnosh e shkelmosh por uraganin gjigand të protestës së shqiptarëve, prite se po të vjen.”
Me këto deklarata Berisha duket i vendosur për t’i bërë presion Qeverisë Rama, përkundër asaj që kjo e fundit mori sinjale të mira, në rrugën e integrimeve drejt BE-së./FolDrejt/