Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Të pështyj në fytyrë

5 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Kastriot  Çipi

Më mirë qen në Itali, se sa pensionist apo fëmijë në Shqipëri! Sepse qentë në Itali kanë të drejtë të dalin shetitje çdo ditë. Madje nëse nuk i nxjerrin dot të zotët, vijnë vullnetarët i marrin në shtëpi dhe i kthejnë pas shëtitjes.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Porosit Web Porosit Web

As ata që janë në moshë pune, por nuk punojnë, nuk janë më mirë se qentë italianë, sepse duhet ta ndajnë orën e liridaljes me bashkëshortin ose fëmijën e rritur.

Nuk janë më mirë as se kriminelët, që vuajnë dënimet për krime në burgjet shqiptare, sepse edhe ata kanë dy orë në ditë “ajrim”, pra kohë të lirë në oborrin e burgut.

Ky është dënimi kolektiv, antikushtetues, që na ka caktuar politika. Them politika dhe jo qeveria, sepse as presidenti, as opozita, nuk i kanë kundërshtuar masat që ka marrë qeveria.

Por inati im nuk është me politikanët. Ata po bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë: po na shtypin dhe madje po tallen me ne. Inati im është me ty, idiotin që rri i strukur në shtëpi, i mbushur në brekë nga frika e “armikut të padukshëm”, që je gati të jetosh gjithë jetën në strofullën tënde, mjaft të shpëtosh nga vdekja.

Me ty që, siç ka thënë Linkolni, je gati të heqësh dorë nga liria, në këmbim të sigurisë dhe nuk meriton as lirinë, as sigurinë.

Inati im është edhe me demokracinë, që ende nuk ka arritur të zhvlerësojë votën e idiotit, në raport me votën e njeriut inteligjent, që dyshon, analizon dhe gjykon.
Ka dyzet ditë që të kërkoj, ty, idiotin taksapagues e votues, që do të votojë këtë qeveri në vitin 2021, sepse mendon se të shpëtoi nga vdekja.

Dua të të ulëras në fytyrë, ndonëse e di se ka pak shanse të më kuptosh. Të të them se unë nuk mund të shpallem fajtor, për një krim që nuk e kam kryer.

Unë nuk duhet të karantinohem, përderisa nuk jam diagnostifikuar si bartës i virusit. E nëse jam bartës, sërish nuk e kam unë fajin, përderisa është qeveria që nuk më lejon të bëj testin.

Por edhe nëse jam bartës dhe i testuar, prapë kam të drejtë të jetoj jetën time, duke garantuar shëndetin tënd. Kam të drejtë të dal në rrugë, me maskë e me doreza, të shkoj në punë, në teatër, në stadium, në plazh, si të gjithë ata që vuajnë nga HIV/AIDS apo sëmundje të tjera infektive.

Sepse e vetmja mënyrë, o idiot, që unë të të infektoj ty, është të kollitem para teje dhe një pikël pështyme të fluturojë nga goja ime në tënden! E kupton, o idiot, sa i ulët është probabiliteti i infektimit tënd prej meje?

Duhet ta kemi të dy gojë të hapur dhe unë ndërkohë të kollitem përballë teje!

Por virusi nuk është dron i telekomanduar! Nëse unë kam maskë dhe ti ke maskë, sidomos nëse ti ruan edhe largësinë 1 metër, nuk ka asnjë shans që pikëza e pështymës sime të infektuar të mbërrijë në mushkëritë e tua.
Ah, po, ti do të thuash se mund të infektohesh edhe nëse prek një sipërfaqe që e kam prekur unë. As kjo nuk është e saktë. Unë duhet ta kem prekur atë sipërfaqe pasi të kem pritur me dorë piklat e pështymës, që kanë fluturuar gjatë kollitjes sime.

Jo vetëm kaq, por ti or idiot, që të infektohesh, duhet që, pasi të prekësh atë sipërfaqe të kontaminuar, të futësh gishtat në gojë ose në hundë. Edhe për këtë unë e kam fajin o idiot?

Pse nuk e ke ti, që nuk ke mësuar ende se nuk duhet të futësh në hundë ose gojë gishtat e palarë? Nëse nuk rri dot pa i futur, mjafton t’i lash dhe “fajësia” ime bie.
Ti, idiot, shpesh je me universitet, me raste edhe me master.

Ti di anglisht, përdor kompjuterin, lexon lajme në rrjete sociale e faqe mediash, por prapë mbetesh idiot. Sepse ti nuk do t’ia dish për atë që quhet “imunitet i tufës”, pra për infektimin masiv të popullatës së shëndetshme, të parrezikuar, që krijon imunitet ndaj virusit. Ti do që të gjithë të respektojnë frikën tënde idiote.

Të jetojmë të gjithë si kavie laboratori. Ti nuk do t’ia dish për faktet shkencore të provuara tashmë. Nuk do t’ia dish që 80% e njerëzve e kalojnë këtë virus pa asnjë simptomë (që mund të jetë edhe 99%, përderisa ende nuk ka as testime paraprake, as teste serologjike).

Nuk do t’ia dish që 15% e kalojnë me simptoma të lehta, si çdo grip stinor, vetëm me lëngje e vitaminë C. Ti më tund para syve shifrën 5% të atyre që mund ta kalojnë me vuajtje, të atij 1%-shit që rrezikon të humbë jetën.
Ti më quan “vdekjendjellës” sepse unë dua që të gjithë të shëndetshmit të jetojnë jetën në liri. Por përgjigja ime për ty, “avokatin” e atij 1%-shi të rrezikuar është kjo: Nëse je mbi 65 vjeç (pra në moshë pensioni), e di që vuan nga 3 apo 4 patologji të tjera dhe nuk beson se maska dhe dorezat të mbrojnë RRI NË SHTËPI OR MUT! Rri ti ama, por mos hap gojën të thuash se duhet të rri edhe unë.

Se unë nuk kam asnjë faj, as për moshën, as për patologjitë e tjera, që ke ti dhe as për infektimin tënd potencial me Covid-19, sepse nuk po vij të të thyej derën e shtëpisë, të të hap gojën me duar e të të pështyj në gojë!
Ti mund të kesh para mënjanë. Por nuk ke asnjë të drejtë të dënosh me uri, ata që nuk kanë. Je i lexuar, di të gjesh informacion në Internet.

Informohu se 5% e shqiptarëve janë të kequshqyer, sipas OKB. Ti mund të kesh shtëpi të madhe, ndoshta me oborr, me korridor të gjatë e ballkon të gjerë, por ka njerëz në këtë vend që flenë nën katrama, sepse ua ka prishur shtëpinë tërmeti dhe me karantinën alla shqiptare nuk shkojnë dot as në gropën septike, që kanë improvizuar dhjetë metra më larg.

Ti mund të kesh një punë, që të lejon të punosh nga shtëpia, por shumica e shqiptarëve nuk e kanë fatin tënd.

Gjysma e shqiptarëve duhet të punojnë tokën, duhet të mbjellin këtë muaj, që të kenë ç’të korrin e ç’të hanë në vjeshtë. Ti mund të paguash më shtrenjtë ushqime të importuara në vjeshtë, por ata duhet të vdesin, nëse nuk mbjellin tani.

Ti mund të kesh prindë që kanë patologji nga ato që klasifikohen të rrezikshme në kombinim me Covid-19. Të takon ty t’i ruash, jo mua! Mua më takon të ruaj prindët e mi, që vuajnë nga sëmundje të cilat përkeqësohen nga stresi, mungesa e diellit dhe e lëvizjes.

Unë dua t’i nxjerr në shetitje dhe kur dal me ta, nuk ta le ty në dorë sigurinë e tyre.
Ti mund të duash t’i mbash fëmijët e tu brenda katër mureve, me playstation e iPad, por unë dua që fëmijët e mi ta kuptojnë qysh tani çfarë është liria, jo vetëm liria fizike.

Ti do të rrisësh larva që do të punojnë pa bërë zë për të siguruar të mirat materiale.

Unë dua që fëmijët e mi të ëndërrojnë ta bëjnë botën më të mirë dhe për këtë arsye ata duhet ta urrejnë “distancimin social”.
Pra hesht idiot! Hesht më mirë dhe mos e hap kamaren tënde dixhitale.

Mos lavdëro qeverinë e vetme në Europë, që burgosi pa faj një popull të tërë. Përndryshe do të të pështyj në fytyrë, kur të të shoh në rrugë dhe atëherë do të uroj të jem i infektuar nga virusi!

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gjermani: Kapet banda shqiptare e grabitjeve të bankomatëve

Lajmi tjetër

“Bravo i koft vallaj” – Merkelmania

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM