Nëse nuk ndiheni mirë mjaftueshëm dhe pa disponim, zgjidhja është e lehtë, pini ujë mjaftueshëm dhe gjërat do të ndryshojnë për së miri.
Një sondazh i bërë së fundi nga OnePoll, vlerësoi se nga rezultatet të cilat i kanë nxjerrë nga të anketuarit, ata që pinin ujë mjatueshëm çdo ditë, kishin nivele më të larta optimizmi, transmeton fol Drejt.
Rreth 41 për qind e pjesëmarrësve që pinin gjashtë ose më shumë gota ujë në ditë e renditën veten si “shumë të lumtur”. Vetëm 12 për qind e pjesëmarrësve që pinin më pak se një gotë ujë në ditë thanë të njëjtën gjë, 40 për qind e pjesëmarrësve në kategorinë gjashtë ose më shumë e konsideronin veten gjithashtu njerëz optimistë, ndërsa vetëm 10 për qind e vullnetarëve në kategorinë një ose më pak mund të thonë të njëjtën gjë.
Nivelet e hidratimit ndikuan gjithashtu në mirëqenien e përgjithshme të të anketuarve. Ata që pinin më shumë se gjashtë gota ujë në ditë thanë se zgjoheshin më pak të rraskapitur sesa ata që konsumonin shumë më pak ujë. /FolDrejt/