Këtë të premte, duke filluar nga ora 10:00, në Kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, do të mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), transmeton Fol Drejt.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë: Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, z.Armend Mehaj, Zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneral major, Enver Cikaqi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të lartë FSK-së, drejtues komunalë, familjarë dhe të ftuar të tjerë./FolDrejt/