Edhe këtë të premte do të protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut.
“Të premten, me 04.09.2020, marsh i madh protestues nga sheshi Iliria deri te EVN. Boll më! Stop vjedhjes, zhvatjes, nëpërkëmbjes” thuhet në njoftim.
Marshi do të filloj në ora 19:00 nga sheshi Iliria dhe do të vazhdoj dery te qendra e EVN në Tetovë.
Protestat kundër EVN, ELEM dhe MEPSO shpërthyen pas vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.