Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta shënojë “Ditën pa makina”.
Në shenjë të kësaj dite, pritet që sheshi “Xhorxh Bush” të zgjatet deri te rrethi me flamur, përcjell Fol Drejt.
“Të premten, më 22 shtator nga ora 10:00 në Prishtinë do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat. Me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, të premten, nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga ‘Dëshmorët e Kombit’, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës në Facebook./FolDrejt/