Gjysma e parë e korrikut ishte një periudhë e mbushur me tension për Qendrën Koordinuese të Reagimit Emergjent (ERCC) në Bruksel, pas sezonit të zjarreve të nisur furishëm këtë vit në Europë.
Agjencia është pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, e cila ka pasur edhe kështu një ngarkesë të madhe pune për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe pandemisë.
“Që nga viti 2017, ka pasur një rritje drastike në raport me aktivizimin e mekanizmit për zjarret në pyje dhe jo vetëm për Europën, por edhe për Afrikën Veriore. Kemi pasur kërkesa dhe nga Gjeorgjia,” tha shefi i ERCC Antoine Lemasson per Euronews.
ERCC-ja u krijua në 2013 për të qenë “zemra operacionale” e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së dhe tani numëron 33 vende pjesëmarrëse duke përfshirë 27 shtetet anëtare të BE-së si dhe Norvegjinë, Islandën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë./tch/