Rasti ka ndodhur në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Fillimisht një burrë ka sulmuar një tjetër duke i shkaktuar edhe lëndime të rënda, më pas policia pengohet nga dy gra, ndërsa ka provuar ta arrestonte të dyshuarin, andaj i arreston edhe ato, transmeton Fol Drejt.
Rasti është cilësuar si: Lëndim i rëndë trupor, vetgjyqësi & pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Për më shumë, lexojini detajet e raportit:
Ulpianë, Prishtinë 02.01.2022 – 15:02. I dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar , me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te sulmi dyshohet se ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të fëmijëve. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare për shkak se kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar ka ikur dhe gjendet në arrati. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/