Shpërthimet e djeshme në komunat veriore të Kosovës, dëmtimi i zyrave të komisioneve komunale zgjedhore atje, ka ngritur shqetësime në opinionin publik, shkruan Fol Drejt.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se janë duke e monitoruar situatën:
“Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur.
EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe NATO-KFOR-in.”
Concerned with yesterday’s incidents in northern Kosovo. Any protests should be peaceful and everyone should remain calm and show restraint. @EULEXKosovo will continue to monitor the situation in close coordination with Kosovo Police and @NATO_KFOR
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) December 7, 2022
Sipas Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, këto “banda kriminale” po nxiten nga Beogradi, për ta destabilizuar situatën dhe për t’i penguar proceset zgjedhore që pritet të mbahen atje./FolDrejt/