Dy raste me të shtëna armësh gjatë ahengut janë regjistruar në Prishtinë dhe një në Podujevë në 24 orët e fundit.
Dy prej tyre kanë ndodhur gjatë mëngjesit të djeshëm, ndërkohë një rast në Prishtinë ka ndodhur gjatë orës 23:06 të datës 25 gusht, transmeton Fol Drejt.
Në të tri rastet, policia ka konfiskuar armë të tipit të pistoletës dhe bashkë me të edhe fishekë e gëzhoja fishekësh.
Në raportin 24-orësh, tutje bëhet e ditur se personat që janë arrestuar nën dyshimin për gjuajtje, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, janë liruar me procedurë të rregullt./FolDrejt/