Njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri gjatë 24 orëve të fundit.
Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi është raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku në një aheng familjar është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë.
Ndërsa, konfiskimi i një pistolete tjetër është realizuar në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, pasi njësia policore gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtënat me ç’ rast ka identifikuar lokacionin, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar armen me tre fishek.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese, urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Përdorim i armës”, “Mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës”./21Media