Dy persona janë arrestuar në Komoran pas dyshimit për të shtëna armësh.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit, përcjell FolDrejt.
“Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/