Një person është arrestuar nga policia nën dyshimet për të shtëna me armë në një aheng familjar, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në fshatin Zallq në Istog, rreth orës 21:00, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se në vendin e ngjarjet janë gjetur 9 gëzhoja si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një armë automatike AK47 dhe 10 fishekë.
I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.