Policia në Danimarkë thotë se disa persona janë qëlluar nga të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë.
Vi er talstærkt og massivt tilstede ved Fields, hvor vi har fået anmeldelser om skyderi. Vi opdaterer her, så snart vi har mere om den aktuelle situation #politidk
— Københavns Politi (@KobenhavnPoliti) July 3, 2022
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata po këshillojnë këdo brenda qendrës tregtare që të qëndrojë brenda dhe të presë ndihmë, dhe kanë paralajmëruar të tjerët të qëndrojnë larg.
#BREAKING shooting rampage in Copenhagen, Denmark; Several people shot according to Danish police
pic.twitter.com/ywh4RJvt6k— Amichai Stein (@AmichaiStein1) July 3, 2022
Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në një qendër tregtare, transmeton Foldrejt.com.
Policia e Kopenhagës thotë se oficerët e tyre tani janë të pranishëm “në një numër të madh” në qendër.
Nuk dihet ende se sa persona mund të jenë vrarë apo plagosur.
Vi er fortsat tilstede, der er afgivet skud og flere personer er ramt. Vi arbejder på stedet. Personer i Fields skal blive og afvente politiet. Alle andre personer skal holde sig væk fra Fields #politidk https://t.co/84Df2mspVD
— Københavns Politi (@KobenhavnPoliti) July 3, 2022
Të gjitha rrugët atje dhe linja e metrosë që e lidh atë me qendrën e qytetit janë mbyllur dhe aty kanë mbërritur ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve.
Pak minuta më vonë, policia ka thënë se një person ishte arrestuar në lidhje me të shtënat.