Persona të paidentifikuar qëlluan shtatë herë jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës – Nuk ka raportime për të lënduar.
Selia e Federatës Turke të Futbollit (TFF) pranë Stambollit ishte shënjestër e të shtënave sot (1/09) , pa asnjë të lënduar, siç raportojnë mediat vendase dhe konfirmojnë një zyrtar, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Sipas agjencisë private të lajmeve DHA, shtatë plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës si dhe një sallë konferencash të vendosura në katin e poshtëm. Autorët janë larguar me makinë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar .
Selia e TFF ndodhet në Riva, në verilindje të Stambollit, në brigjet e Detit të Zi. Omer Çelik , zëdhënësi i partisë në pushtet AKP, tha se ai foli me presidentin e Federatës, Mehmet Buyukesi , pas incidentit.
Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya , tha përmes Twitter se një hetim po kryhet për rastin./FolDrejt/