Të shtëna me armë janë dëgjuar këtë pasdite në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodrës.
Dyshohet se një person rreth te 30-ave ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një grupi fëmijësh 13-15 vjeçarë.
Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po qëndronin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.
Fatmirësisht plumbi nuk ka prekur fëmijët por ka përfunduar në një aparature kondicioneri te një prej lokaleve të zonës.
Policia ka nisur kontrollet në zoni dhe ka marrë kamerat e zonës me qellim identifikimin e autorit./tch/