Policia ka informuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, në fshatin Letanc, të Podujevës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13 e 50.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.”
Njësitet policore në vendin e ngjarjes te i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja, poashtu është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë tjetër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/