Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Hajvali.
Rasti ka ndodhur rreth orës 23, transmeton Fol Drejt.
Policia i është përgjigjur një informate për të shtëna me armë zjarri me ç’rast në vendin e ngjarjes ka gjetur 10 gëzhoja.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pranuar se ka shtënë me pistoletë gjatë ahengut familjar dhe i njëjti e ka dorëzuar një armë pistoletë të kalibrit 9mm.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/