Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në komunën e Podujevës.
Lajmin për këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka treguar për klankosova.tv se dy të plagosurit kanë marrë trajtim mjekësor, transmeton Fol Drejt.
“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast” – ka thënë Borovci./FolDrejt/