Mbrëmë në orët e para të mëngjesit është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në oborrin e një restoranti në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të armës së zjarrit.
“Është pranuar informacioni se në oborrin e një lokali afarist(restorant) ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të armës së zjarrit”.
Për rastin është arrestuar një person i dyshuar, por, është liruar pas intervistimit.
“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit është liruar”, njofton policia.