Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Isa Kastrati”.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti.
Zëdhënësja Ahmeti bëri të ditur se deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.