Të shtëna me armë zjarri raportohen në Tropojë. Një person ka mbetur i plagosur.
Të shtënat kanë ndodhur pas një sherri mes dy personave në një servis në qytetin verior të Shqipërisë.
I plagosuri ka marrë plagë në këmbë. Ndërkohë, autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim, shkruan Tirananews.al, përcjell Fol Drejt.