Të paktën tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një lokal në Oklahoma City mbrëmë, raportojnë mediat lokale.
Policia njoftoi se një person është plagosur në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime jashtë rrezikut për jetën, raporton AP.
Të shtënat ndodhën rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar në Sallonin Whisky Barrel, pranë kryqëzimit të Newcastle Road dhe South Roof Avenue në jugperëndim të Oklahoma City, raportoi stacioni lokal KOCO-TV./FolDrejt/