Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në qendër të Sarajevës, përballë hotelit Evropa rreth orës 19:00 dhe siç mëson Klix.ba, një person ka mbetur i plagosur, përcjell Fol Drejt.
Një numër i madh i policëve janë dërguar në rrugën ku ndodhi rasti. Sipas informacioneve të para, të shtënat i ka paraprirë një përplasje fizike.
Për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve, si dhe nëse sulmuesi është arrestuar.
Nga Qendra Operative e MPB-së së Kantonit të Sarajevës kanë thënë se aktualisht nuk kanë informacione më të detajuara.
Në momentin e ngjarjes, një numër i madh njerëzish kanë qenë të pranishëm para hotelit, duke pasur parasysh se ky objekt është vendi ku do të mbahet mbrëmja e maturës në një nga shkollat e Sarajevës. Po ashtu, numër i madh i turistëve ka edhe në qendër të Sarajevës. Fatmirësisht asnjë nga kalimtarët nuk ka pësuar lëndime. /FolDrejt/