Të shtëna të reja ka ndodhur sot në qytetin amerikan Louisville, në shtetin e Kentuckyt. Sipas informacioneve të deritanishme, pesë persona kanë humbur jetën dhe të paktën gjashtë janë plagosur. Mes tyre është edhe një polic, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
FBI thotë se agjentët e tyre ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për këtë rast së bashku me policinë lokale. Banorët e Louisville po paralajmërohen të mos i afrohen skenës së të shtënave.
Sulmuesi është vrarë, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij nuk dihen, njoftoi policia në një konferencë në vendngjarje.
Të shtënat ndodhën në bankë dhe një nga banorët e Louisville, Caleb Goodlett, i tha një stacioni televiziv lokal se mori një telefonatë nga gruaja e tij e cila i tha se ishte mbyllur në bankë dhe se kishte të shtëna dhe personi i armatosur ishte ende brenda.
Goodlett menjëherë thirri 911 dhe njoftoi shërbimet e urgjencës për incidentin tragjik. /FolDrejt/