Nëntë persona u qëlluan, duke përfshirë një fëmijë një vjeçar, gjatë një përleshjeje mes dy grupeve në Florida, thanë zyrtarët, sipas CNN.
Policia ndaloi një person, por ata ende janë në kërkim të një të dyshuari shtesë, tha një zëdhënëse e policisë, sipas CNN, përcjell Fol Drejt.
I plagosuri më i ri është një vjeç, ndërsa më i moshuari 65 vjeç.
Autoritetet thanë se të shtënat ndodhën pranë shëtitores së plazhit, ku ndodhen shumë restorante dhe dyqane.
Zhurmat e armëve kanë shqetësuar njerëzit, të cilët kanë nisur të largohen me vrap. Kur policia iu përgjigj thirrjes, gjeti nëntë të plagosur./FolDrejt/