Të paktën tre persona u vranë dhe pesë u plagosën në të shtënat e mbrëmshme në Universitetin Shtetëror të Miçiganit (MSU), tha zëvendës shefi i policisë së MSU, Chris Roseman, duke shtuar se sulmuesi, një burrë 43-vjeçar që nuk ka lidhje me MSU, kreu vetëvrasje.
Sipas tij, sulmuesi i dyshuar hapi zjarr në dy lokacione, në ndërtesën akademike Berkeley Hall dhe ndërtesën e MSU, raporton Reuters.
Sulmuesi është larguar nga ambientet e MSU-së pas të shtënave dhe policia ka nisur ta kërkojë, transmeton Fol Drejt.