Rasti, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ka ndodhur në Prishtinë, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur, shkruan Fol Drejt.
Rasti në fjalë është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.
“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë 03.10.2023-19:42. Është raportuar se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri dy viktima meshkuj kosovarë. Njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarave, atij i është konfiskuar një pistoletë dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë meshkuj kosovarë” – thuhet në raport.
Policia bënë të ditur se rasti ndodhet në procedurë hetimore./FolDrejt/