Mbrëmë, pas mesnatës policia ka marrë informacione për të shtëna armësh në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur konkretisht rreth orës 02:05, në rrugën Lidhja e Pejës, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar dy gëzhoja cal-9mm, të cilat dyshohet se kanë mbetur pas të shtënave me armë zjarri nga një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Tutje thuhet se të lënduar nuk ka, ndërkohë hetimet ende vazhdojnë./FolDrejt/