Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 43 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë janë të spitalizuar në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, transmeton Fol Drejt.
Po ashtu, në trajtim janë edhe 29 pacientë të tjerë post- Covid-19.
Ky është raporti i plotë:
ShSKUK: Të shtrirë 43 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë
43 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë janë të spitalizuar në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme. Poashtu, në trajtim janë edhe 29 pacientë të tjerë post- Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 33 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë,
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Prizrenit,6 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë