Të shtunën, më datë 10 qershor 2023, në ora 13:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, konkretisht në Sallën e Teatrit Kombëtar, promovohet libri më i ri poetik i autorit Alban Tufa i titulluar “Ata ishin (mbetën) dy”.
Libri poetik “Ata ishin (mbetën) dy” i autorit Alban Tufa është fitues i Fondit të QKLL për shkrimtarët e rinj dhe, siç njofton autori, i kushtohet prindërve të tij. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese Toena në Tiranë dhe do të prezantohet për herë të parë në Panairin e Librit “Prishtina 2023”, transmeton Fol Drejt.
Autori Alban Tufa përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se njësoj si me romanin e tij “Nishanet në formë L-je”, edhe libri i tij më i ri poetik do të prezantohet fillimisht në Prishtinë.
“Njësoj si pak a shumë para një viti, siç u bë me romanin “Nishanet në formë L-je”, edhe ky vëllim poetik shumë i dashur për mua, i dalë sot nga botimi do të prezantohet së pari herë në Prishtinë”, ka shkruar autori Tufa.
“Ky vëllim, siç e dhe mund ta dini është fitues i Fondit të QKLL për shkrimtarët e rinj, dhe siç edhe dikush mund ta ketë kuptuat iu kushtohet prindërve të mi”, shton tutje ai, transmeton Fol Drejt.