Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë, është marrë vendim lidhur me negocimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave Shtetërore dhe Autoritetit të Arkivave të Izraelit në fushën e Arkivave.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për medie, me ç’rast njoftoi se të shtunën do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit të filmave me Francën.“
Këtë të shtunë do të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Francën. Ne do të jemi atje për në nënshkruar edhe një marrëveshje shumë të rëndësishme që hap mundësi ë reja për filmbërësit e Kosovës. Unë besoj që është moment i rëndësishëm i fuqizimit të bashkëpunimit bilateral mes shteteve”, tha Çeku.
Çeku tha se MKRS-ja po bën thirrje për mbështetje financiare në art dhe trashëgimi kulturore për organizatat dhe artistët, me ç’rast kanë pranuar rreth 400 aplikime, krejt kjo në vlerë prej 2.3 milionë euro./EO