Familja Avdia ka hapur dyert e mortit, ku do të presë nderimet e fundit për vajzën e tyre 7-vjeçare që gjeti vdekjen në ditën e saj të parë të plazhit, teksa luante në breg të detit.
Gazetari i News24 raportoi pak metra larg banesës ku ndodhej trupi i pajetë i vogëlushes se asnjë i afërm apo dhe fqinj nuk ka pranuar të flasë për mediat, por jashtë kamerave kanë shprehur tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike.
Sot ata e përcjellin në banesën e fundit vogëlushen. I afërmi i familjes në një postim në rrjetet sociale shkruajti dje: “Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne aresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, Laprake”.
Ndërkohë gazetarja Esmeralda Keta e cila ka parë gjithçka ndodhi të martën e 2 gushtit, ka postuar sot disa foto të tjera nga plazhi i Potamit, ku në shezlongët e familjes Avdia ndodhen ende rrobat e tyre.
Lule dhe një kukull është vendosur pranë vendit ku humbi jetën 7-vjeçarja.
Postimi prekës i gazetares
Mëngjes i trishtë sot në Potam…
Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…
Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë
Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë ëngjëll