Burri i Trumpit në Berlin, e quan magazina më e madhe gjermane, Richard Grenell, i cili po sjell gjithmonë e më tepër zemërimin e autoriteteve gjermane mbi ndërhyrjet e tij në “politikat e brendshme”.
Mes tjerash Grenell, gjatë inaugurimit të tij në Berlin, u bëri thirrje firmave gjermane që të shmangin biznesin me Iranin, poashtu kërcënoi me sankcione gjitha firmat që do marrin pjesë në ndërtimin e gazsjellësit Nordstream 2 që do sjell gazin nga Rusia në Gjermani, dhe në fund, vetëm një javë më parë, ministri i ekonomisë në Gjermani Peter Altmaier, mori një letër nga Grenell ku e kërcënonte bashkëpunimin e shërbimeve sekrete amerikane me ato gjermane nëse nuk do merrnin parasysh kërkesat për bojkot ndaj kompanisë kineze Huawei.
“Edhepse ai është i izoluar dhe shpesh kërkohet të shpallet non-grada, më së mirë është që me Grenell-in të qëndrohet cool,” shkruan më tej media gjermane.
Gjithsesi, një pyetje që ka mbetur pa përgjigje është se pse presidenti Hashim Thaçi ka vizituar ambasadorin e izoluar amerikan në Berlin, Grenellin, në dhjetor 2018?/Foldrejt.com