Një teatër në kryeqytetin e Ukrainës është rihapur për herë të parë që kur Rusia pushtoi vendin dhe biletat u shitën për shfaqjen e së dielës.
Teatri në Podil ishte institucioni më i fundit kulturor në Kiev që rifilloi funksionimin, shkruan Aljazeera, transmeton Fol Drejt.
Kinematë dhe Opera Kombëtare hapën dyert e tyre në fund të majit.
“Ne po pyesnim se si do të ishte, nëse spektatorët do të vinin gjatë luftës, nëse ata mendojnë fare për teatrin, nëse është me ndonjë interes,” tha një nga aktorët, Yuriy Felipenko.
“Dhe ne ishim të lumtur që tre shfaqjet e para u shitën.”
Filipenko tha se teatri po shfaq shfaqje me vetëm pak aktorë./FolDrejt/