Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, mendon se kthimi i Lionel Messit në Barcelonë mund të jetë i komplikuar pasi klubi duhet të pajtohet me rregulloret e FFP (Fair Play Financiar).
“Nëse më pyesni mua sot, kthimi i Messit në Barça është shumë i komplikuar. Ne duhet të shohim se si do të evoluojë kjo, por duhet të plotësohen disa kushte, si largimi i lojtarëve dhe reduktimi i pagave – atëherë duhet të dini se çfarë rroge do të kishte Messi,” tha ai, raporton RMC Sport, transmeton Fol Drejt.