Burimet financiare në dispozicion dhe pikat e reja kufitare ende nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti në veriperëndim të Sirisë, tha sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Tedros shtoi se ai ishte shumë i shqetësuar pasi vizitoi një spital në zonën e kontrolluar nga rebelët, ku më shumë se 4,000 njerëz vdiqën në tërmetin shkatërrues të muajit të kaluar, raportoi Reuters.
Pas asaj fatkeqësie, presidenti sirian Bashar al-Assad lejoi hapjen e dy kalimeve të tjera me Turqinë, duke e çuar totalin në tre, për të lejuar ndihmën për rajonin e mbajtur nga kundërshtarët e tij./FolDrejt/